Stil jete

Kulla Eiffel po ndryshket!

Kulla Eiffel po ndryshket!

Kur u përfundua në 1889, Kulla Eiffel – Zonja e Hekurt e Parisit – pritej të qëndronte për 20 vjet në këmbë përpara se të çmontohej. Njëqind e tridhjetë e tre vjet më vonë, kulla është ende aty.

Tani, megjithatë, raportet konfidenciale që dolën në revistën franceze Marianne sugjerojnë se monumenti po ndryshket dhe ka nevojë për riparim urgjent.

"Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër," i tha Marianne një punonjës i Kullës.

Kulla Eiffel po ndryshket!

Eiffel, inxhinieri civil, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi monumentin, tha se identifikimi dhe ndalimi i përhapjes së ndryshkut ishte sfida më e madhe për jetëgjatësinë e ndërtimit dhe sugjeroi se do të kishte nevojë për lyerje çdo shtatë vjet.

Kulla po i nënshtrohet një rilyerjeje prej 60 milionë euro në përgatitje për Olimpiadën e 2024-ës, hera e 20-të që monumenti rilyhet. Një e treta e kullës supozohej të ‘zhvishej’ nga boja dhe më pas të aplikoheshin dy shtresa të reja. Por mesa duket, vetëm 5% e dëmeve do të trajtohen.

Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbnin. Kulla pranon rreth 6 milionë vizitorë në një vit, duke e bërë atë vendin e katërt më të vizituar kulturor në Francë pas Disneyland, Luvrit dhe Pallatit të Versajës. Mbyllja e saj e detyruar nga Covid në 2020 çoi në një humbje prej 52 milion € në të ardhura.