Moti

Temperatura deri në 39 gradë sot!

Shqipëria do të ndikohet sot nga një valë e fortë të nxehti, e cila do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në pjesën më të madhe të qarqeve.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C në disa qytete të vendit, si Elbasani, Berati, Shkodra dhe Tirana.

Në ultësirën perëndimore dhe përgjatë vijës bregdetare, përfshirë edhe zonat jugore, temperaturat do të lëvizin nga 33°C deri në 37°C, duke sjellë mot të nxehtë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.