Tech

Kriptomonedha e frymëzuar nga "Squid Game" humbet vlerën. Si u fituan 3.38 milion dollarë nga mashtrimi i investitorëve

Kriptomonedha e frymëzuar nga "Squid Game" humbet vlerën.

Një kriptomonedhë e frymëzuar nga nga seriali i njohur koreano-jugor i Netflix "Squid Game" ka rezultuar të jetë një mashtrim.

Squid, i cili e tregtoi veten si një "kriptomonedhë për të luajtur dhe për të fituar", kishte patur një rritje të vlerës së tij ditët e fundit, por nuk i lejoi investitorët që të shisnin monedhat e tyre, raporton BBC.

Ky lloj mashtrimi quhet si një "lënie në baltë" nga investitorët e kriptove dhe ndodh kur krijuesi i një monedhe dixhitale tërheq blerësit, ndalon aktivitetin tregtar dhe fiton me paratë e mbledhura nga shitjet.

Zhvilluesit e Squid kanë arritur të fitojnë 3.38 milion dollarë, sipas website-t të teknologjisë Gizmodo.

Kriptovaluta "luaj për të fituar" është vendi ku njerëzit blejnë monedha për t'i përdorur në lojërat online dhe mund të fitojnë më shumë monedha të cilat më vonë mund të shkëmbehen me kriptomonedha të tjera ose monedha kombëtare.

Kriptomonedha e frymëzuar nga "Squid Game" humbet vlerën.

Të martën e kaluar, Squid po tregtohej me vetëm 1 cent. Në më pak se një javë çmimi i tij ishte rritur në mbi 2,856 dollarë. Vlera e tij tani ka rënë me 99.99%, sipas website-t të të dhënave të kriptomonedhave CoinMarketCap.

Ekspertët e kripto-s kishin paralajmëruar se kjo kriptomonedhë mund të ishte një mashtrim.

Dhe më e rëndësishmja është se njerëzit që blenë monedhat Squid nuk ishin në gjendje t'i shisnin ato.

Tiranapost.al