Tech

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës në foton më të fundit të NASA-s

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës në foton më të fundit

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës janë shfaqur në një prej imazheve më të fundit satelitore të NASA-s.

Fotoja me ngjyra natyrale e dy liqeneve tona, të njohura dhe si ndër më të vjetrit në kontinentin europian është kapur më 19 gusht nga OLI-2 në Landsat.

Sipas përshkrimit dedikuar pikërisht kësaj mrekullie të natyrës nga NASA, Liqeni i Ohrit dhe i Prespës janë 2 nga liqenet më të lashtë që mendohet se datojnë 1 milionë vjet në Tokë.

Liqeni i Ohrit shquhet jo vetëm për lashtësinë e tij, por dhe për bidiversitetin, me më shumë se 1200 lloje bimësh dhe kafshësh, duke i dhënë liqenit një nga përqendrimet më të larta të biodiversitetit në botë.

Jetëgjatësia e Liqenit të Ohrit ka lejuar evolucionin e 200 llojeve që nuk gjenden askund tjetër, duke përfshirë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe troftën.

Liqenet i detyrohen jetëgjatësisë së tyre aktivitetit të qëndrueshëm tektonik që bën që toka nën to të fundoset, duke krijuar grabenë ose lugina të ulëta. Kjo parandalon shndërrimin e liqeneve në moçal me kalimin e kohës, siç ndodh me shumicën e liqeneve pas disa mijëra vjetësh.

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës në foton më të fundit

Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së Akullnajave.

Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, përcaktuar nga studiuesit për ata lumenj që kanë më shumë se një cikël të epokës së akullit (të paktën 130,000 vjet).

Gjeologët mendojnë se rreth 20 liqene në Tokë kanë ekzistuar për më shumë se 1 milion vjet.

Pjesa më e madhe e ujit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, por rreth 20 për qind e tij derdhet nga Prespa e lartë përmes kanaleve nëntokësore karstike.

Ndërsa nivelet e ujit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme në Liqenin e Ohrit, në dekadat e fundit Prespa ka pësuar rënie të ndjeshme si në sipërfaqe ashtu edhe në vëllim.

Në një studim të fundit, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me gjasë për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.