Si një kompani e vogël kineze e AI po vë në rrezik kompanitë e mëdha amerikane?

Një laborator i vogël kinez i inteligjencës artificiale, Deepseek, mahniti botën duke zbuluar recetën teknike për modelin e tij të përparuar, duke e kthyer udhëheqësin e tij tërheqës në një hero kombëtar.
Çfarë është DeepSeek?
Deepseek, themeluar nga menaxheri i fondit mbrojtës, Liang Wenfeng, është një laborator i vogël, kinez, i Inteligjencës Artificiale. Javën e kaluar, ky laborator zbuloi një recetë teknike për modelin e saj të përparuar, duke shpjeguar se si të ndërtojmë një gjuhë të Inteligjencës Artificiale me një buxhet të kufizuar dhe të përmirësohet automatikisht pa mbikëqyrje njerëzore.
DeepSeek ka tërhequr vëmendjen e investitorëve duke qenë se performanca e tij krahasohet me atë të rivalëve META dhe Open AI.
Start Up-i pretendon se ka përdorur me pak Nvidia chips se konkurrentët dhe këtu lind pyetja mbi të ardhmen e blerjeve të hardëare nga Sillicon Valley.
Suksesi i DeepSeek ka tronditur themelet e Sillicon Valley mbi të ardhmen e kompanive amerikane si META dhe Anthropic.
Chatbot i kompanisë kineze gjithashtu u ngjit në maja e tabelës së shkarkimeve të Apple App Store, në SHBA gjatë fundjavës.
Si kanë reaguar tregjet?
Aksionet e teknologjisë kanë rënë ndjeshëm sot pasi përparimet nga Deepseek hedhin dyshime nëse SHBA mund të mbajnë udhëheqjen në AL duke shpenzuar miliarda dollarë në chips. Aksionet në Chipmaker Nvidia, një nga përfituesit më të mëdhenj nga Al Revolution, u ulën me 8%; Microsoft dhe Meta ranë më shumë se 3%.
Reagimi i Trump
Donald Trump ka ngritur gjithashtu alarmin. Në një dalje për mediat është shprehur se zhvillimi i DeepSeek duhet të jetë një kambanë alarmi për kompanitë teknologjike, amerikane.