28 agjentët e BKH-së do trajnohen nga anti-mafia italiane
E Martë 1 Qershor 2021, 15:48
TiranaPost

Pasi përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë, 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit tashmë do të nisin trajnimet profesionale, duke filluar nga Drejtoria Investigative e Antimafias në Itali.
Në këtë trajnim ata do të shoqërohen nga kreu i SPAK, Arben Kraja. Të 28 agjentët do të marrin mësime dhe do zhvillojnë praktika të ndryshme nga anti-mafia italiane për 1 javë.
Fazat e mëtejshme të trajnimit përfshijë:
Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës.
Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-së (FBI).