Politikë

Edi Rama poston edhe vetë fragmentin e videos kur humbet durimin dhe godet tavolinën: Është pasioni për Shqipërinë

Edi Rama poston edhe vetë fragmentin e videos kur humbet durimin dhe godet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mediat e tij sociale një video kur humbet durimin dhe godet tavolinën, e publikuar gjerësisht në rrjet.

"Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri",shprehet kryeministri.