Aktualitet

Letra e fundit e Irsës, 17 vjeçares që u vetëvra nga bullizmi: Nuk më vjen turp për veshjen time, prindërit e mi kaq mundësi kanë

Letra e fundit e Irsës, 17 vjeçares që u vetëvra nga

O Zot, përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam, dhe miqtë dhe shokët kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mij, babi im që kujdeset aq shumë për mua aq sa dhe mami.

Po përse u dashkam të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonëse jam hapur. Përse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”

Ky është një fragment i letrës së fundit të 17-vjeçares gjirokastrite Irsa, e cila kreu aktin e vetëvarjes pasditen e djeshme në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori”.

Letra e shkruar në anglisht u gjet në kapakun e celularit të saj dhe hedh dritë për vuajtjet që përjetonte ajo në Gjimnazin “Siri Shapllo” nga shokët e klasës.