Britania do t'i ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Monday 15 June 2026, 11:17
TiranaPost

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri britanik Keir Starmer, duke shpjeguar se masa synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet në internet.
Vendimi vjen pas një ndalimi të ngjashëm të miratuar vitin e kaluar nga Australia, vendi i parë në botë që ndërmori një hap të tillë.
“Shpresojmë ta miratojmë rregulloren para Krishtlindjeve dhe ta bëjmë ndalimin efektiv në fillim të vitit të ardhshëm, ndoshta në pranverë”, tha Starmer gjatë një konference për shtyp.
“Ky nuk është një vendim që e marr lehtë dhe nuk do ta paraqes sikur rrjetet sociale nuk kanë sjellë asnjë përfitim për të rinjtë, sepse kjo do të ishte e gabuar”, shtoi ai.