Konfirmohet shkolla e Princit George. Mbretërit studiojnë njësoj

Princi George do të nisë studimet në duke filluar nga shtatori. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Pallati Kensington.
12-vjeçari, djali i madh i Kate dhe William, aktualisht ndjek vitin e fundit në shkollën Lambrook në Berkshire, ku studion së bashku me motrën dhe vëllain e vogël, .
Në një deklaratë të shkurtër, Pallati Kensington bëri të ditur: “Mund të konfirmojmë se Princi George do të ndjekë Eton College nga shtatori i këtij viti.”
Vendimi do të thotë se George do të ndjekë të njëjtën rrugë si babai i tij. Princi William studioi në Eton nga viti 1995 deri në vitin 2000, duke u bërë në atë kohë anëtari i parë i rangut të lartë të familjes mbretërore që frekuentonte këtë institucion.
Eton konsiderohet një nga shkollat më prestigjioze në Britaninë e Madhe dhe ka nxjerrë 20 kryeministra britanikë.
Për muaj të tërë ishte diskutuar nëse George do të zgjidhte Eton apo shkollën ku studioi nëna e tij, Kate Middleton.
Megjithatë, familja mbretërore vendosi për Eton, një zgjedhje që i lejon princit të qëndrojë pranë shtëpisë së familjes në Windsor.
Sipas mediave britanike, shkolla ka marrë masa shtesë sigurie dhe ka përgatitur ambientet në pritje të mbërritjes së trashëgimtarit të ardhshëm të fronit britanik.
George ndjek aktualisht shkollën Lambrook që prej vitit 2022, kur familja u zhvendos nga Londra në Windsor.
Së fundmi, Princi William zbuloi se djali i tij kishte nisur të qëndronte me konvikt disa netë në javë, si pjesë e përgatitjeve për kalimin në arsimin e mesëm.