
Ujori
Java 15-21 Qershor do t’ju vendosë përballë disa vendimeve të rëndësishme dhe ndryshimeve që nuk mund të shtyhen më. Mos lejoni që frika nga e panjohura t’ju pengojë të ecni përpara. Pranoni të renë si pjesë të natyrshme të zhvillimit tuaj, qoftë në jetën profesionale, qoftë në atë personale. Durimi dhe aftësia për t’u përshtatur do të jenë armët tuaja më të forta gjatë këtyre ditëve.
Kjo është një periudhë e favorshme për çështjet ligjore apo procedurat gjyqësore. Në të njëjtën kohë, do të keni angazhime që lidhen me një fëmijë, nip, mbesë ose një të ri tjetër në familje.
Vëmendje të veçantë do të kërkojnë planet dhe projektet që lidhen me shtëpinë apo pronat familjare. Riparimet, ndërtimet, punët në oborr, fermë apo kopsht mund të sjellin rezultate të mira dhe ndryshime pozitive. Edhe angazhimet familjare do të ecin në drejtimin e duhur, ndërsa nuk përjashtohen ngjarje festive si fejesa, dasma, ditëlindje apo përvjetorë.
Financat do të kërkojnë më shumë organizim. Është koha të vendosni rregull në pagesat, detyrimet dhe çështjet e mbetura pezull. E kaluara mund të rikthehet përmes takimeve, bisedave apo marrëdhënieve të papërfunduara.
Të rinjtë do të përballen me situata që do t’i detyrojnë të rishikojnë qëndrimet dhe pritshmëritë e tyre. Java është shumë e favorshme për dokumente, kontrata, marrëveshje dhe çështje administrative.
Burrat do të kenë një javë intensive, me ritëm të shpejtë dhe detyra të shumta që kërkojnë organizim maksimal. Bashkëpunimet me persona që kanë të njëjtin temperament mund të sjellin tensione, por në përgjithësi periudha premton progres, realizim planesh dhe mundësi të mira që nuk duhen humbur.
Gratë do t’i kushtojnë më shumë kohë miqve të vjetër dhe të rinj. Kjo mund të jetë pozitive, për sa kohë nuk kthehet në humbje kohe. Suksesi do të favorizojë ato që dinë të shfrytëzojnë çdo minutë në mënyrë produktive. Java mund të sjellë blerje të këndshme për shtëpinë, edhe pse nuk përjashtohen debate apo mosmarrëveshje rreth tyre. Për shumë prej jush, këto shtatë ditë do të mbeten në kujtesë për një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një djalë ose një burrë.
Peshqit
Gjatë periudhës 15-21 qershor, vëmendja juaj do të përqendrohet te brezi i ri. Do të duhet të tregoni më shumë përgjegjësi për çështje që lidhen me fëmijët ose të rinjtë që kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Përgatituni për disa shpenzime shtesë ose angazhime më të mëdha në këtë drejtim.
Njëkohësisht, kushtojini rëndësi gjendjes suaj fizike.
Kjo javë sjell edhe rikthimin e kontakteve me persona që keni njohur në të kaluarën, ish-kolegë apo ish-shokë shkolle. Megjithatë, sjellja e një kolegu, klienti ose fqinji mund t’ju acarojë, duke ju shtyrë ta shmangni për një periudhë.
Miqësitë do të jenë një nga pikat më delikate të këtyre ditëve. Disa prej tyre mund të kalojnë prova të rëndësishme, ndërsa një konflikt me një mik mund t’ju lëndojë emocionalisht dhe t’ju bëjë të ndiheni të keqkuptuar ose të përdorur. Kjo nuk vlen për marrëdhëniet romantike, të cilat do të ndikohen nga faktorë të tjerë.
Prisni një lajm të rëndësishëm ose një propozim që mund të hapë një derë të re në jetën tuaj dhe të sjellë mundësi më premtuese për të ardhmen. Gjithashtu, mund të merrni vlerësime apo mirënjohje për një punë ose veprim që keni bërë disa kohë më parë.
Të rinjtë do të marrin ftesa ose propozime që meritojnë të shqyrtohen me kujdes. Mos u nxitoni të jepni përgjigje emocionale, pasi këto mund të lidhen me ngjarje që do të zhvillohen më vonë gjatë muajit ose gjatë vitit.
Një pjesë e pritshmërive tuaja gjatë javës do të lidhen me takime dhe aktivitete me miq ose bashkëmoshatarë. Ndërkohë, një grua më e madhe në moshë nga familja do të ketë nevojë për vëmendjen ose ndihmën tuaj, madje mund të planifikohet edhe një angazhim i veçantë që lidhet me të.
Për burrat, fokusi kryesor do të jetë te marrëdhëniet dhe detyrimet që lidhen me një grua. Ajo mund të kërkojë mbështetjen tuaj ose të ndërhyjë për zgjidhjen e një problemi që prek një person të afërt. Kujdes nga shpërqendrimi dhe mungesa e vëmendjes, pasi mund të sjellin humbje ose zhgënjime të panevojshme.
Për gratë, dëshira për t’u kujdesur më shumë për veten, pamjen dhe garderobën do të jetë e theksuar. Megjithatë, shpenzimet e nxituara mund të krijojnë vështirësi financiare ose tensione në familje. Konfliktet e lindura gjatë kësaj jave rrezikojnë të marrin përmasa të pakëndshme, ndaj përpiquni të ruani qetësinë dhe të shmangi debatet e ashpra.