Lajme nga Bota

Marta Kos: Shqipëria na ka garantuar se projekti i Kushner do të respektojë standardet mjedisore të BE-së

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar për Euronews.com se Shqipëria i ka dhënë Bashkimit Evropian garanci se projekti prej 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, do të përmbushë standardet mjedisore të BE-së.

Sipas Kos, qeveria shqiptare ka siguruar Komisionin Evropian se projekti kontrovers do të jetë në përputhje me legjislacionin mjedisor evropian dhe se do t'i nënshtrohet një vlerësimi të plotë të ndikimit në mjedis përpara zbatimit.

"Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet mjedisore evropiane", u shpreh Komisionerja për Zgjerim.