Showbiz

“Poezitë” e Moza Ahmetit në finale, si lakmuesi i boshllëkut që ka sjellë interneti

Një moment i sikletshëm ka ndodhur në finalen e Fermës Vip, ku ajo që duhet të ishte surprizë për Mozën, rezultoi në fakt një surprizë jo e këndshme për produksionin.

Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Dërhemi ishin ftuar nga produksioni për të recituar disa nga poezitë e Mimoza Ahmetit, por që ajo nuk i la të përfundonin deri në fund.

"Këto nuk janë poezitë e mia", iu tha, duke shkaktuar një moment sikleti.

Aktorët ikonë të kinematografisë shqiptare sqaruan se poezitë ua kishte dhënë produksioni, kurse Moza sqaroi se janë marrë nga interneti, aty ku shumë njerëz shkruajnë dhe poezitë e tyre i vënë nën emrin e saj.

Më shumë se një blof, një gafë, është një femomen që zbulon sa e sipërfaqshme është ajo që shikojmë çdo ditë nga Instagrami, Facebook dhe online në përgjithësi.

I marrim të mirëqena të gjitha.

"Është një luftë që e kam bërë, por s'e bëj më", tha Moza, surpriza e së cilës mori kuptim kur dy vajzat e saj u shfaqën në skenë.