CNN kronikë për protestat në Shqipëri: Pse po quhen revolucioni i Flamingos
Sunday 14 June 2026, 12:57
TiranaPost

CNN i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër planeve për ndërtimin e resorteve luksoze në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe Zvërnecit. Sipas kronikës, protesta ka nisur si një reagim ndaj shqetësimeve mjedisore, por është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër mungesës së transparencës dhe mënyrës së qeverisjes.