Shëndeti

Orizi mund të sillet si sheqer ose si fibër, varet nga si e konsumon

Ekspertët paralajmërojnë se orizi i bardhë rrit shpejt sheqerin në gjak, pasi ka pak fibra dhe proteina, duke shkaktuar lodhje ose dridhje pas pak kohe. Orizi kaf, nga ana tjetër, ka më shumë fibra dhe vitamina, prandaj ndikon më ngadalë në sheqer.

Mënyra e përgatitjes ka gjithashtu rëndësi: ftohja e orizit të bardhë dhe ngrohja më pas e bën më “të ngadalshëm” për sheqerin në gjak. Po ashtu, kombinimi me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe perime me fibra ndihmon në stabilizimin e sheqerit.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu kontrollin e madhësisë së porcionit dhe përdorimin e drithërave të tjera si quinoa, elbi apo tërshëra për të mbajtur sheqerin në nivel normal.