Aktualitet

Gala Aliaj i bashkohet protestës së flamingove: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen

Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj i është bashkuar protestës së flamingove. Në podiumin para Kryeministrisë dhe deklaroi se qeveria është armiku i të rinjve pasi nuk i dëgjon ata. Ajo tha se liria nuk dhurohet, por duhet luftuar për të. Aliaj tha se kasta politike duhet rrëzuar.

“Rrëzoni këtë klasë politike të kalbur, mos lejoni politikën të ndosë përpjekjet tuaja. Çdo qeveri që nuk na dëgjon dëmton të ardhmen tonë është armiiku ynë. Mos lejoni asnjë pushtet të dekompozuar të dëmtojë të ardhmen tuaj.

Mos harroni, liria nuk dhurohet, nuk negociohet dhe duhet të luftosh për ta fituar.

Jam e lumtur të them se brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit”, tha artistja.