Aktualitet

Ndërroi jetë në maternitetin e Fierit, mjekët thonë se pësoi infarkt, por çfarë pretendojnë familjarët

Ndërroi jetë në maternitetin e Fierit, mjekët thonë se

Elisabeta Lamaj humbi jetën nga infarkti akut i miokardit. Këtë shkak kanë përcaktuar mjekët që trajtuan 31 vjeçaren shtatzënë e cila humbi jetën një ditë më parë në maternitetin e Fierit. Foshnja e saj, e gjinisë vajzë fatmirësisht është shëndoshë e mirë. Një ditë më parë mediat shkruanin se 31 vjeçarja ishte përkeqësuar pasi bëri injektimin e epiduralit dhe pak para se të futej në operacion ndërroi jetë. Mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Famijarët e 31 vjeçares, e cila ishte në shtatzëninë e dytë të saj, bëjnë përgjegjës mjekët për vdekjen e saj. Bashkëshorti i të ndjerës ka bërë kallëzim penal në policinë e Fierit, duke pretenduar se bashkëshortja e tij humbi jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen. 31 vjeçares i është bërë autopsia dhe pritet që shkaku i vërtetë i vdekjes të zbardhet. Drejtoresha e maternitetit ka njoftuar se do të reagojë pasi të dalë përgjigjja e autopsisë.

*Tiranapost