Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën e sotme nga ora 19:00 deri në 21:00 të mbrëmjes.
Rrugët që do të bllokohen janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet më herët, prej orën 16:00.
Ndërkaq linjat e autobusit nuk do të kalojnë që prej mëngjesit në rrugën Abdyl Frashëri, tek Presidenca dhe në Bulevard linjat e autobusit. Ato do të devijojnë lëvizjen.