BOTA

Shkrimtarja italiane me tumor: Kam pak muaj jetë dhe shpresoj që kur të vdes, Meloni të mos jetë më kryeministre

Shkrimtarja italiane me tumor: Kam pak muaj jetë dhe shpresoj që kur

Shkrimtarja e njohur italiane Michela Murgia ka zbuluar në një intervistë në Corriere.it se vuan nga një tumor në veshkë. Ajo thotë se sëmundja e saj është në fazën më të ashpër dhe se i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë.

Shkrimtarja e ka rrëfyer gjithçka po përjeton në fund të jetës, ndonëse vetëm 50 vjeç, edhe në librin e saj të fundit “Tre kupat”.

E pyetur nëse ka frikë nga vdekja, ajo përgjigjet se nuk do i druhej aspak nëse para se të ikte nga kjo botë Italinë nuk do e drejtonte kryeministrja aktuale, Giorgia Meloni.

Pjesë nga intervista:

Pra, nuk keni frikë nga vdekja?

Michela Murgia: Jo. Shpresoj të vdes vetëm kur Giorgia Meloni të mos jetë më kryeministër.

Pse?

Michela Murgia: Sepse drejton një qeveri fashiste.

E njohur si aktiviste antifashiste edhe gjatë kohës kur ajo u përfshi në jetën politike italiane, Michela Murgia ka kritikuar vazhdimisht qëndrimet e Giorgia Melonit, duke argumentuar se nuk mjafton të jesh grua për të qenë feministe.