BOTA

Tragjedi në Turqi, 16 viktima dhe 22 të plagosur nga përplasja e një autobusi

Tragjedi në Turqi, 16 viktima dhe 22 të plagosur nga përplasja e

Një tragjedi e rëndë rruge është shënuar ditën e sotme në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me udhëtarë janë shënuar 16 viktima ndërsa 22 të tjerë janë plagosur.

Autobusi raportohet se u përplas me automjetet e parkuara të shërbimit të urgjencës në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, në Turqinë Juglindore, aksident pas të cilit mjeti përfundoi i përmbysur në rrugë.

Tragjedi në Turqi, 16 viktima dhe 22 të plagosur nga përplasja e

Pamjet ngavendi i ngjarjes janë mjaft të rënda me njerëz që përpiqen të ndihmojnë të plagosurit dhe të shpëtojnë sa më shumë prej tyre.


Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke e quajtur këtë ngjarje një tragjedi për vendin e tij.

Tragjedi në Turqi, 16 viktima dhe 22 të plagosur nga përplasja e

“Na vjen keq për humbjen tonë. Sipas operacioneve paraprake, autobusi është përplasur me mjetet e emergjencës. Të plagosurit janë dërguar në spital. Autoritetet janë në vendin e aksidentit. Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë të ndjerë dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shkroi ai.

Mes viktimave mësohet se ishin dhe dy gazetarë.