Nëse je një nga këto katër shenja horoskopi, me siguri e urren verën

Ndërsa shumica mezi presin të vijë vera për t’u shtrirë në plazh, për të marrë rreze dielli dhe për të shijuar pushimet, jo të gjitha shenjat e horoskopit ndihen njësoj. Disa prej tyre e kanë të vështirë të përballojnë temperaturat e larta, turmat e njerëzve dhe ritmin kaotik që sjell stina më e nxehtë e vitit.
Virgjëresha është ndër shenjat që nuk e shijon shumë verën. Nxehtësia, rrëmuja dhe ndryshimi i rutinës së përditshme e bëjnë të ndihet në siklet. Ajo preferon ditët e qeta të pranverës ose freskinë e vjeshtës.
Edhe Akrepi nuk është adhurues i madh i muajve të verës. Ai pëlqen privatësinë dhe qetësinë, ndërsa plazhet e mbushura me njerëz dhe festat e zhurmshme nuk i përshtaten karakterit të tij.
Bricjapi, nga ana tjetër, e sheh verën si një periudhë që shpesh i prish ritmin e punës. Ndërsa të tjerët mendojnë për pushime, ai vazhdon të fokusohet te objektivat dhe detyrat e tij.
Ndërkohë, Gaforrja preferon rehatinë e shtëpisë dhe temperaturat më të buta. Ditët përvëluese dhe ekspozimi i gjatë në diell nuk janë aspak në listën e gjërave të saj të preferuara.