Aktualitet

Der Spiegel: Protestat që nisën për një rezidencë luksoze po kthehen në kërcënim serioz për qeverinë shqiptare

Prestigjiozja gjermane Der Spiegel i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke shkruar se ato kanë kaluar përtej kundërshtimit të një projekti luksoz ndërtimi dhe po shndërrohen në një sfidë për qeverinë.

Sipas artikullit, protestat nisën si reagim ndaj një projekti për një rezidencë luksoze të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, por tashmë kanë marrë përmasa më të gjera.

"Policia shtyn protestuesit, ndërsa protestuesit hedhin vezë. Ajo që në Shqipëri nisi si protestë kundër një projekti luksoz ndërtimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, tani po kthehet në një kërcënim serioz për qeverinë shqiptare", shkruan Der Spiegel.