Protestuesit rikthehen para Parlamentit, tensione dhe 5 të shoqëruar
Thursday 2 July 2026, 10:29
TiranaPost

Sot, në orën 10:00, protestuesit u mblodhën sërish para Parlamentit për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë protestës pati incidente, ku u hodhën vezë, ndërsa 5 persona u shoqëruan nga policia.
Ndërkohë, masat e sigurisë ishin të shtuara që para nisjes së tubimit. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, pranë Parlamentit ishin vendosur edhe një autoblindë e forcave të sigurisë dhe një autobot me ujë, që përdoret për shpërndarjen e protestuesve në rast përshkallëzimi të situatës.