Tech

 Edhe celular edhe orë, lançohet Apple Watch 3

Apple sapo ka lançuar version më të ri të “smartwatch” ose orët inteligjente, të cilat kanë të përfshirë edhe rrjetin 4G.

Kjo do të thotë se seria e tretë e orëve Apple mund të marri telefonata, të ketë akses në internet dhe të transmetojë muzikë pa qenë e lidhur me ndonjë iPhone.

Kompani të tjera, duke përfshirë LG dhe Samsung, kanë prodhuar më parë “smartwatches” me aftësi celulare të përfshira por kufizimet e tyre në jetëgjatësinë e baterisë dhe të tjerë elementë, kanë zbehur interesin tek blerësit.

3

“Aftësia e Apple për të gjeneruar tregje të reja kur të tjerët mendojnë se ishin të vdekur është legjendare”, komentoi Neil Mawston nga konsulenca e Analizave Strategjike.

"Për njerëzit që ushtrojnë joga, vrap apo edhe çiklizëm, të cilët ndoshta duan të lehtësojnë aktivitetet sportive duke mos mbajtur dy pajisje, një LTE Apple Watch mund të jetë zgjidhja e duhur.

Versioni i fundit i sistemit operativ të orës, i cili gjithashtu do të jetë në dispozicion edhe për modelet e mëparshme, do të përfshijë funksione të reja të monitorimit të zemrës.

Ai do të paralajmërojë pronarët nëse shkalla e zemrës rritet kur ata nuk janë aktive ose nëse ritmi bëhet i parregullt, për të mundësuar gjurmimin e sëmundjeve.

4G Apple Watch do të kushtojë 399 dollarë dhe do të dali në shitje më 22 shtator.

J.L, Tiranapost.al