Showbiz

Fjodora Fjora tregon sekretin e dobësimit dhe 3 pyetjet që gjithë xhelozët i bëjnë tani

Fjodora Fjora tregon sekretin e dobësimit dhe 3 pyetjet që gjithë

Është e pamundur të mos e vësh re rënien në peshë të Fjodora Fjorës. Sidomos në këto fotot tek Enrique Iglesias që si për koncert veshi bluzë me barkun jashtë.

[caption id="attachment_437906" align="aligncenter" width="446"] Postimi i Fjodora Fjorës në Instastory[/caption]

Ne të Tiranapost i bëmë ca pyetje për të zbuluar peshën aktuale dhe sigurisht sekretin e dobësimit, që kushedi sa vajza duan ta dinë.

"Tani jam masa S. Po e shijoj shumë faktin që mund të vesh rroba që më rrinë fit pa e vrarë mendjen fare për të vënë një korse më parë. Nuk kam qenë kurrë më shumë se sa masa 42-44, por masa 40 është ëndërr e bërë realitet. Këtë kam dashur gjithmonë. Moda në fakt të kërkon të dobët, por mua nuk më shkon ‘skinny’. Jam fiks aty ku doja të isha, 57 kilogramë", tha Fjodora.

[caption id="attachment_437910" align="aligncenter" width="540"] Fjodora Fjora, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_437912" align="aligncenter" width="540"] Fjodora Fjora, foto nga Instagrami[/caption]

Po sekreti cili ishte?

“Dieta, produkte bimore më dobësuan. Dhe sigurisht jo alkool dhe jo ëmbëlsira”, tregoi Fjodora për të gjitha ato që po vuajnë për të rënë edhe një kilogramë e nuk po munden. E tregoi sekretin edhe për ata që dikur kërkonin të dobësoheshin, kurse sot që ajo ia doli i thonë me një fytyrë gati përçmuese: “Mos ke ndonjë problem? Ndonjë hall? Pse je dobësuar kaq shumë?”. “Tani u është mbyllur goja”, shtoi Fjodora.

Dhe njerëzit më me fat në gjithë këtë histori, përveç Fjodorës, se ajo ka bërë vazhdimisht palestër e paska hequr dorë nga ëmbëlsirat apo një gotë vere, janë shoqet e saj. “Rrobat që nuk më bëjnë më janë deleguar për shoqet e ngushta kryesisht”, shtoi në fund Fjodora.

[caption id="attachment_437913" align="aligncenter" width="526"] Fjodora Fjora, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_437914" align="aligncenter" width="524"] Fjodora Fjora, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_437915" align="aligncenter" width="521"] Fjodora Fjora, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_437918" align="aligncenter" width="530"] Fjodora Fjora, para se të dobësohej[/caption]

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije