Ku hahet pica më e mirë në Europë (përveç Italisë)? Ja lista e vitit 2026

Edhe pse Italia mbetet vendi i padiskutueshëm i picës, kjo nuk do të thotë se nuk mund të shijoni një picë të shkëlqyer edhe në pjesën tjetër të Europës. Renditja Top Pizza Europa 2026 ka përzgjedhur piceritë më të mira jashtë Italisë, duke përfshirë 200 restorante nga 35 vende evropiane.iceritë në të gjithë kontinentin.
Londra mban vendin e parë për të tretin vit radhazi
Në krye të listës për vitin 2026 renditet Napoli on the Road në Londër, e cila fiton vendin e parë për të tretin vit radhazi.
E themeluar nga pizzaioli Michele Pascarella, historia e saj nisi me një furgon të vogël me furrë druri që shërbente pica në rrugët dhe tregjet e Londrës. Sot restoranti ka tre lokale në Soho, Chiswick dhe Richmond.
Vendi i dytë dhe i tretë
Në vendin e dytë renditet Baldoria në Madrid të Spanjës. Restoranti, që ndodhet në zonën luksoze "Golden Mile", kombinon traditën italiane me produkte të importuara nga Italia dhe ofron një eksperiencë të plotë gastronomike, të shoqëruar edhe me muzikë live.
Vendi i tretë i takon IMperfetto në Puteaux, pranë Parisit. Piceria është e vogël, por shumë e vlerësuar për picat napolitane me përbërës të freskët dhe shije të balancuara. Një nga specialitetet më të rekomanduara është Margherita Pop, e përgatitur me provolone, piper dhe parmixhano të maturuar për 60 muaj.
20 piceritë më të mira në Europë për vitin 2026
Napoli on the Road – Londër, Angli
Baldoria – Madrid, Spanjë
IMperfetto – Puteaux, Francë
50 Kalò – Londër, Angli
Sartoria Panatieri – Barcelonë, Spanjë
Pizza Zulu – Fürth, Gjermani
nNea – Amsterdam, Holandë
Sapori Italiani U Taliana – Bratislavë, Sllovaki
Forno d'Oro – Lisbonë, Portugali
Via Toledo – Vjenë, Austri
Fratelli Figurato – Madrid, Spanjë
Surt – Kopenhagë, Danimarkë
Stile Napoletano – Chester, Angli
Oura – Santiago de Compostela, Spanjë
La Piola Pizza – Bruksel, Belgjikë
Demaio – Bilbao, Spanjë
Balmesina – Barcelonë, Spanjë
Zielona Górka – Pabianice, Poloni
Matto Napoletano – Shkup, Maqedonia e Veriut
Franko's Pizza & Bar – Zagreb, Kroaci