Lajme nga Bota

Aktori i Hollywood, Steven Seagal i bashkohet partisë së Putin në Rusi

Aktori i Hollywood, Steven Seagal i bashkohet partisë së Putin në

Aktori i Hollywood-it, Steve Seagal është një nga personazhet publikë më admirues të presidentit rus Putin dhe prej disa vitesh jeton në Rusi. Ditën e sotme, protagonisti i shumë filmave aksion ka deklaruar se ka marrë kartën e anëtarërisë për partinë që mbështet iniciativat ligjore të Putin në parlamentin rus “Rusia e Bashkuar-Patriotët”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë partia në fjalë me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale. Seagal mori nënshtetësinë ruse në vitin 2016 dhe shpeshherë është shfaqur në rrjetet sociale dhe në rrjete televizive pro-Kremlinit si “Russia Today” në mbrojtje të politikave dhe figurës së Vladimir Putin dhe çështjeve kontraversiale rreth tij, si aneksimi i Gjeorgjisë Veriore, Krimesë dhe arrestimi i liderëve opozitarë në vend.

Tiranapost.al