Lajme nga Bota

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për

Mediat hebraike raportojnë se qeverisë izraelite i është komunikuar nga zyrtarë ligjorë se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arrest për kryeministrin Netanyahu.

Hetimi i Gjykatës mbi veprimet e Izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gaza mund të çojë në urdhër-arreste për zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Lajmi vjen në një kohë teksa në Izrael vazhdojnë protestat, me qytetarët që kërkojnë nga qeveria që të bëjë më shumë për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamas në Gaza.