Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier janë fituesit të këtij viti të çmimit ‘Nobel’ për fizikë, i cili u shpall në kryeqytetin suedez Stokholm të martën në mëngjes.
Tre fituesit e ‘Nobel-it’ në fizikë, prezantuan metodat eksperimentale që gjenerojnë pulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie.
Çmimi në mjekësi u shkoi studiuesve të mRNA, shtetasve amerikanë me origjinë hungareze, Katalin Kariko dhe Dreë Ëeissman, për teknologjinë e tyre novatore që hapi rrugën për vaksinat kundër COVID-19.
Çmimet për kiminë, letërsinë dhe paqen janë planifikuar të jepen të mërkurën, të enjten dhe të premten në Stokholm, ndërsa çmimi për ekonomi do të shpallet më 9 tetor.
Fituesit marrin një diplomë të çmimit Nobel, një medalje ari dhe një çek. Shuma e çekut këtë vit është rreth 1 milion dollarë.