Showbiz

Francesca Neri: Kam menduar të vras veten prej dhimbjeve nga sëmundja

Francesca Neri: Kam menduar të vras veten prej dhimbjeve nga sëmundja

Në librari ka dalë libri 'Come carne viva', mbi jetën e Francesca Neri, edituar nga Rizzoli. Aktorja italiane tregon për sëmundjen kronike që i ndryshoi jetën, sepse i shkaktonte dhe i shkakton ende dhimbje të mëdha.

Bëhet fjalë për “Cistitin intersticial”, një sëmundje jo infektive, por që i shkakton dhimbje të mëdha.

“Faza akute zgjati tre vjet dhe nuk e kam kalaur. Nuk ka shërim, thjesht mësohesh sesi ta menaxhosh dhe të mos i provokosh dhimbjet fizike e të mos ndihesh e paaftë. Dy vitet e para, unë që nuk besoj në mediat sociale, kam qenë në grup grash që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Doja të rrija vetëm. Më duhej të mbroja Claudion dhe Roccon, djalin tim. Jam unë kryefamiljarja që kujdesem për gjithçka. Isha larg tyre, jashtë shtëpisë, kur në fakt ndodhesha aty fizikisht. Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar. Kam menduar vetëvrasjen. Kam kaluar muaj duke luajtur online gjithë natën. Izolimi im zgjati 3 vjet”, tregon aktorja.

Ajo shton se mbështetja e Claudios, partnerit të saj ka qenë e rëndësishme, por se dhimbja më e madhe e saj ka qenë djali.

“Dhimbja më e madhe ishte për djalin tim, për të e kam shkruar këtë libër”, thotë Neri.

Ajo tregon edhe për peripecitë dhe ndërhyrjet nëpër spitale dhe thotë:

“Kam gjetur një ekuilibër, duhet të mësoj ta ruaj. Fillova ta privoja veten nga gjërat që mund të shkaktonin një reagim. Ajri i kondicionuar, nxehtësia, ushqime të caktuara. Fshikëza (vezika urinare) është një mur dhe nëse dëmtohet, krijohen plagë të brendshme. I njoh mirë, i kam edhe në shpirt”, tregon ajo.