Showbiz

Inva Mula qenka në Tiranë! Po pse mungoi në Galanë e TKOB?

Inva Mula qenka në Tiranë! Po pse mungoi në Galanë e TKOB?

Me kapelë, e veshur casual krah një bashkëpunëtori e miku si Joni Peçi, sopranoja me famë botërore Inva Mula u shfaq në koncertin e Ermal Metës organizuar mbrëmë në Air albania.
Ditët pas mbrëmjes Gala gëluan versione të ndryshme për mungesën e Inva Mulës.
Ka disa teori pse Inva Mungoi, si ishte ftesa. Gjë e cila është mohuar nga TKOB, por vetë Inva Mula ende nuk ka bërë asnjë reagim për mediat por burime pranë saj konfirmojnë se nuk ka parur një ftesë për të nga drejtuesit e TKOB.
Mungesa e sopranos, apo harresa edhe e prindërve të saj Avni dhe Nina Mula që janë gurë themeli në TKOB nuk u shfaqën e përmendën askund.
Çfarë ka ndodhur? Një gjë është e sigurt që Inva ndodhet në Tiranë dhe e deshiruar për të marrë pjesë në festa e koncerte artistësh shqiptarë, me siguri edhe më shumë në Teatrin e Operas dhe baletit të cilin e ka shtëpinë e saj.

*Tiranapost.al.