Vajza e videoklipit të këngës së famshme 'Makina e Memories' flet për Rudina Magjistarin! Ja çfarë bën ajo në SHBA

Kush nuk e mban mend këngën e famshme ‘Makina e Memories’ të Ardit Gjebreas në fillim të viteve ’90 dhe videoklipin ku në të është protagoniste një vajzë. Ajo quhet Fatjona Lubonja dhe nëse doni të dini për të sot, nuk është modele dhe as aktore. Përgjatë viteve dhe largimit nga Shqipëria në SHBA ku jeton në New Jersey, Fatjona Lubonja ka zgjedhur një orientim krejt tjetër në jetën e saj. Ajo është shkencëtare neurologe dhe merret me studimin e të mësuarit dhe të edukuarit për fëmijët me aftësi të kufizuara.


E larguar nga Shqipëria para shumë vitesh për të jetuar me bashkëshortin e saj me pasaportë amerikane, ajo tregpn pyetjen që i bëjnë më shpesh njerëzit: Më erdhi për të qeshur se kam vite pa e dëgjuar atë këngë. Megjithëse jemi larg, jemi shumë afër nga shumë gjëra, doja të shpjegoja sepse shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar nga videoja, unë kam studiuar për pedagogji në neuroshkencë dhe sjellje.

Pse zgjodhe këtë fushë?
Unë fillova universitetin direkt këtu në SHBA, burri im kishte shtetësi amerikane. Hyra si qytetare amerikane, Duke studiuar, pedagogët më kanë shtyrë në fakt sepse kishin parë një talent që as unë nuk e dija. Kam një lloj talenti në observim të detajuar në rehabilitime të ndryshne, i kuptoj shumë mirë. Më ka hyrë në punë shumë shkolla edhe në Shqipëri se atje mbarova liceun. Okej këtu studiova bilogjinë, shkencën por nuk mund ta hedh poshtë shkollën atje.
Prej vitit 2009 Fatjona është pjesë e Institutit të Teknologjisë në rajonin Atlantik. Ajo ka studuiar në Universitetin e Columbias në New York dhe e specializuar në Harvard. Karriera e saj fokusohet në neuroshkencë dhe ka marrë disa çmime për punën e saj kërkimore.
E pyetur nga Rudina se si e kujton kohën e videoklipit, Fatjona tregon:
I gjithë xhirimi ishte një eksperiencë shumë e këndshme, ajo ishte një ditë vere dhe ne kishim mundësi të udhëtonim për në Jug. Në ato momente plazhet ishin të pahapura, qyteti i Vlorës na priti jashtëzakonisht shumë mirë, domethënë vlonjatët e morën përsipër. Kur xhiroja me Bozon, në fakt unë nuk e dija që më xhironte, pra më xhironte pa mendje. Për shembull unë bëja një bisedë më Arditin që ka qenë dhe është një njeri i mrekullueshëm akoma, ne hidheshim në det, por nuk e dinim që po xhiroheshim dhe në fund vetëm kur shikojmë videon bashkë. Ishte një gjë shumë e bukur.

Rudina Magjistari: Ti ishe një vajzë shumë e bukur, re shumë në sy në atë kohë, por më pas u zhduke menjëherë dhe more një rrugëtim krejtësisht tjetër që nuk kishte lidhje me televizionin. Nuk të tundoi kjo gjë ndonjëherë që të vazhdoje në ShBA një karrierë prej aktoreje?
Jo, pavarësisht se është një art shumë i bukur, nuk e ndjej se është për mua. Më pëlqen privatësia ime pavarësisht se unë me atë video isha në çdo familje shqiptare. Ndonjëherë është dhe gjë e mirë sepse krijon memorie dhe kujtime për atë kohë. Jam shumë e lumtur që më ka ecur në këtë mënyrë në SHBA, është një punë shumë e madhe dhe jam krenare për këtë që kam bërë.
Intervista e plotë në videon më poshtë.