Këto janë atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand
E Mërkurë 12 Prill 2023, 20:06
TiranaPost
Në vitin 1998, Michael Jordan veshi një palë atlete ikonike ngjyrë të zezë me të kuqe me të cilat fitoi kampionatin e tij të fundit në NBA dhe tani ato janë atletet më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë në ankand.
Atletet Air Jordan u shitën për 2.2 milionë dollarë në Sotheby's në Nju Jork të martën, duke thyer rekordin e ankandit të atleteve prej 1.47 milionë dollarësh, të vendosur në vitin 2021 nga një palë Nike Air Ships që Jordan kishte veshur më herët në karrierën e tij.
Në janar, Air Jordan bashkëpunoi me Sotheby's për të nxjerrë në ankand 13 palë atlete retro që ishin të dizajnuara në kujtim të yllit të basketbollit amerikan.