Sot luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri të Kukësit dhe duket kështu

Edi Rama sot ia dedikon mirëmëngjesin stadiumit të rikonstruktuar të Kukësit. Duke ndarë dhe pamjet e stadiumit të ri të përfunduar ai shkruan se kjo është një tjetër pasqyrë e fjalës së mbajtur.
“Mirëmëngjes! Me Stadiumin e Ri të Kukësit që sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e fjalës së mbajtur, si edhe e respektit të vërtetë për komunitetin kuksian, ju uroj një fundjavë të bukur,” shkruan Kryeministri në “Facebook”.
“Kukës Arena” është një impiant modern sipas gjitha standarteve europiane dhe për herë të parë skuadra e Kukësit do të ketë fatin në zhvillojë ndeshjet edhe gjatë natës me ndriçim teksa në këtë stadium do të presë edhe ndeshjet në Kupat e Europës.
Kukësi do të kërkojë sot ta nisë me këmbën e mbarë ndeshjen e parë në shtëpinë e re, por dhe të thyejë tersin ndaj Laçit, një kundërshtari që këtë edicion nuk ka arritur që ta mundë në asnjë nga tre takimet që ka zhvilluar këtë edicion.
Kjo ndeshje tashmë ka një rëndësi të veçantë për të dy ekipet që tani do të duelojnë për vendin e dytë të renditjes.