Tech

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Dy javë pas premierës globale, Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4 u prezantuan zyrtarisht në Tiranë. Eventi shik mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar ardhjen e serisë më të fundit të telefonave inteligjentë të palosshëm.Të ftuarit ishin të parët që panë dhe provuan nga afër teknologjinë innovative të serisë revolucionare Samsung Galaxy Z.Programi i eventit u moderua nga Kiara Tito dhe të ftuarit shijuan një performancë speciale nga këngëtarja Kamela Islamaj.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

"Telefonat e palosshëm nuk janë thjeshtë një segment me të cilin Samsung do të tregojë dominancën e tij në inovacion. Fakti që nga viti në vit Samsung po lançon produkte të reja në segmentin e telefonave të palosshëm dhe në aspektin e biznesit shifrat janë gjithmonë e në rritje, tregon se këto pajisje janë bërë pjesë e rëndësishme e botës së telefonave inteligjent." tha z. Elion Balla, përfaqësues i Samsung për Shqipërinë gjatë eventit lançues në Tiranë.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Galaxy Z Fold4 krijon mundësi të reja për përdoruesit duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse celulare të Samsung deri më sot, me dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori ‘multitasking’ si kompjuter, teknologji të përparuar të kamerës dhe procesorë të fuqishëm. Një ekran mahnitës i madh 7,6 inç Dynamic AMOLED me korniza të minimizuara dhe një kamerë të fshehur nën ekran (UDC), ofron gjithë hapësirën e nevojshme për të kryer shumë detyra si një profesionist, me aplikacione të optimizuara për përvojën e ekranit të madh.Për më tepër, Taskbar-i i ri intuitiv ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Përvoja e ‘multitasking’ nuk mund të ishte e plotë pa SPen. Nëse flasim për sistemin e kamerave, Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50MP dhe lente zmadhimi 30x.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Galaxy Z Flip4 bazohet në suksesin e faktorit ikonik të formës së Samsung, duke shtuar veçori të tjera kyçe, duke përfshirë një përvojë të përmirësuar të kamerës, një bateri më të madhe dhe dizajn kompakt. Ai vjen i ridizajnuar, me konture më të holla, skaje të drejtuara dhe me katër opsione të reja të ngjyrash: Ngjyrë Vjollcë, Grafit, Rozë e artë dhe Blu.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Galaxy Z Flip4 sjell përvojën më unike të fotografimit falë FlexCam i cili ju lejon të xhironi video pa duar ose të shkrepni selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Ju gjithashtu mund të përdorni Quick Shot për të fotografuar pa hapur ekranin kryesor por duke përdorur direkt ekranin e vogël 1.9-inç – ose të filloni regjistrimin e një videoje në Quick Shot dhe të kaloni në FlexCam pa ndërprerje. Kamerat e përmirësuara të Z Flip4 dhe një sensor 65%më i ndritshëmsjellin në jetë çdo moment me ngjyra të qarta, ditën apo natën.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Së bashku me telefonat e palosshëm u prezantua seria më e re e orave Galaxy Watch5 dhe kufjet Buds2 Pro, duke plotësua ekosistemin Galaxy.

Galaxy Watch5 është i pajisur me sensorin unik BioActive të Samsung që drejton epokën e ardhshme të monitorimit digjital të shëndetit. BioActive përdor një çip të vetëm unik që kombinon tre sensorë të fuqishëm shëndetësor - Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis - për të bërë matje të gjera që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, madje edhe nivelin e stresit. Projektuar për ata që adhurojnë aktivitetet në natyrë, Galaxy Watch5 Pro është ora më e qëndrueshme e Samsung deri më tani falëmaterialit premium, si dhe baterisë më të madhe të parë deri më tani në këtë linjë.

Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z

Serisë Galaxy Z i bashkohen dhe Galaxy Buds2 Pro - kufjet e reja të cilësisë së lartë të Samsung që ofrojnë përvojën më gjithëpërfshirëse të dëgjimit të audios wireless me një dizajn të ri kompakt dhe lidhje të pandërprerë që është perfekte për çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme. Tingulli Hi-Fi 24 bit i Buds2 Pro nxjerr në pah detajet që i japin jetë muzikës, ndërsa 360 Audio siguron një tingull kinematografik.

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

*Ky artikull është i sponsorizuar