Showbiz

Ai tha se do të divorcohej për të. Zbulohet lidhja e Era Istrefit me DJ-in e famshëm

Ai tha se do të divorcohej për të. Zbulohet lidhja e Era Istrefit

Prej kohësh dyshja shikohej shpesh bashkë në rrjetet sociale dhe tashmë mësohet se Era Istrefi po përjeton një romancë me DJ-in e famshëm, Diplo.

Sipas burimeve për “Panorama Plus”, këngëtarja shqiptare ndodhet në një marrëdhënie me Diplo-n, me të cilin ka bashkëpunuar për disa nga këngët, përfshirë atë të Kampionatit Botëror.

Në bazë të burimeve të medias, Era dhe Diplo po jetojnë një histori dashurie në SHBA, aty ku ndodhet dhe këngëtarja prej kohësh.

Kujtojmë se pak kohë më parë DJ-i bëri dhe një koment provokues, pasi i shkroi Istrefit: “Do të jap divorcin për ty”.

Në fakt 41-vjeçari Diplo nuk është i martuar me Kathryn Lockhart, pavarësisht se çifti ka dy fëmijë bashkë./ Tiranapost.al