Aktualitet

Apeli i Stafit të Spitalit Infektiv: Vaksinohuni për të reduktuar infektimet dhe vdekjet

Apeli i Stafit të Spitalit Infektiv: Vaksinohuni për të reduktuar

Stafi i Spitalit Infektiv me anë të një fotoje i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen. Në imazhin, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shfaqen mjekët me uniformat e bardha të cilat mbartin mbishkrimin “Vaksinohuni”.

Manastirliu në mesazhin bashkangjitur fotos, shkruan se vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësitë e infektimit si dhe nivelin e hospitalizimeve apo vdekjeve për shkak të koronavirusit.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet” – shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se ditën e sotme pas shumë ditësh pa asnjë fatalitet, ka ndërruar jetën një person për shkak të koronavirusit, ndërkohë që numri i infektimeve është në rritje me 149 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Besohet se një nga shkaqet e shtimit të nivelit të infektimeve është hyrja e variantit “delta” në vendin tonë.

Tiranapost.al