Koment për ata që kërkojnë dorëheqjen? Ja si Basha (s)përgjigjet
Monday 3 May 2021, 14:00
TiranaPost

'Beteja do të vazhdojë deri në fitore'! Kështu iu përgjigj kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pyetjes së gazetares nëse ka koment për ata që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ky është edhe reagimi i parë i Bashës pasi mbi 10 anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së kanë kërkuar përmes një letre largimin e Bashës nga lidershipi i PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, ku PS arriti të fitojë me 74 mandate.
Lulzim Basha u takua sot me shefen e Misionit të OSBE/ ODIHR, dhe pas takimit njoftoi se do të ketë një deklaratë për shtyp: Në momentin e duhur!
Ndërkaq, kryeministri Rama i ka kërkuar bashkëpunim opozitës, me apo pa Bashën në krye!
*Tiranapost.al.