Mbërrijnë 56.160 doza Pfizer në Rinas! Do të përdoren për muajin e hapur të vaksinimit anti-COVID

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 56 mijë e 160 doza të vaksinave anti-COVID Pfizer. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku nënvizon se këto doza do të ndihmojnë në procesin e vaksinimit masiv që është hapur përgjatë muajit gusht për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e sipër.
Statusi i kryeministrit Rama:
Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.
Mbroni shëndetin dhe jetën
***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim
Tiranapost.al