Aktualitet

Rama reagon për shembjen e Prestige Resort: Ligji është i qartë për ndërtimet pa leje

Rama reagon për shembjen e Prestige Resort: Ligji është i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shembjen e Prestige Resort. Teksa është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë Rama është shprehur se ligji është i qartë për ndërtimet pa leje.

“Kur diskutojmë për çështje që flasim për ligjin të njihemi me të dhe me procedurat. Për të mos bërë spekulime. Lexoni ligjin është i qartë. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve janë të qarta. Të përshkallëzuar me ligj. Ka shembje, konfiskim dhe kështu me radhë… Pra lexoni ligjin me shumë vëmendje. Mos nxirrini konkluzione.” tha Rama.