Aktualitet

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Edi

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur shqiptare Edi Luarasi, ikonë e tetrit dhe ekranit. Aktorja është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur, miqtë e saj në rrjete sociale. E para që ka reaguar ishte shkrimtarja Edlira Dones, e cila shkruan:

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Edi

“Nga një postim i djalit të tij Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. A nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin. Ajo ishte një grua e shkëlqyer që nuk palosej. Vuajti dhe jetoi tmerrin, por kurrë nuk e përkuli kokën. Jetë të humbura nën një diktaturë. Historitë që në ditët e sotme pak njerëz do të donin t’i dëgjonin. Një lamtumirë e fundit për Edi Luarasi. Në kujtesën time si një vajzë 8-10 vjeçare, do të mbetesh ajo gruaja e bukur që doli nga shtëpia me hap të lirë dhe të frikshëm, dhe unë dhe dy kushërinjtë e mi të dashur nga banesa poshtë tëndes, të shikonim. Po te shikonim Edi. Ti nuk je rritur akoma per te kuptuar dhe ditur se cfare donim ne jete, por pamja jote eshte mahnitese. U prehsh në paqe, Edi.

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Edi

Biografia:

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artistike si dhe ?ër një botë të ??sur shpirtërore.

“Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se k? fenomen p? përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas d? të shndrrohej ne një gangrenë ?ër vetë sistemin. Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.

I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare. Në moshën 51-vjeçare, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.

Tiranapost.al