Art dhe Kulturë

Teatri i Korçës duhet të mbajë emrin Pirro Mani!

Teatri i Korçës duhet të mbajë emrin Pirro Mani!

Ishte Zamira Kita, drejtoresha e Teatrit të Korçës, që në një intervistë për News 24 ndau kujtimet me regjisorin Pirro Mani, një pjesë e rëndësishme e karrierës së të cilit u realizua në Korçë.

Teatri i Korçës duhet të mbajë emrin Pirro Mani!

"Teatri i Korçës duhet të mbaje emrin Pirro Mani. Kur kryetar Bashkie ishte Niko Peleshi, miku i artistëve, ashtu si aktuali, Sotiraq Filo, e nisëm njëherë këtë iniciativë. Nuk ia dolëm dot. Do të përpiqemi sërish që së shpejti teatri i Korçës të gëzojë emrin e Pirro Manit", tha Zamira Kita.

Artistja shtoi se vitet e fundit i kishin dërguar në Amerikë videot e veprave të vënë në skenë në Teatrin e Korçës, nga Pirro.

"Ai kishte shumë mall për gjithçka që kishte lënë këtu. Ne i dërguam të gjitha kasetat e veprave të vëna në skenë prej tij, në mënyrë që ta kishte me vete një pjesë të Shqipërisë", tha Kita.

Regjisori dhe aktori Pirro Mani u nda nga jeta dje, në moshën 89-vjeçare.