SPORT

Zinedine Zidane rikthehet në skenën e madhe të futbollit, këtë herë në rolin e trajnerit të kombëtares franceze.

Federata Franceze e Futbollit ka zyrtarizuar këtë të martë emërimin e legjendës së “Gjelave” si pasues të Didier Deschamps, duke i besuar drejtimin e ekipit për ciklin e ardhshëm katërvjeçar, deri në Kupën e Botës 2030.

Lajmi ka ngjallur një valë entuziazmi te tifozët francezë, të cilët e kanë pritur me emocione rikthimin e një prej ikonave më të mëdha të historisë së futbollit të Francës.

Pranë selisë së Federatës në Paris, shumë mbështetës u mblodhën për të përshëndetur fillimin e një epoke të re me Zidane në krye të kombëtares.