HOROSKOP

Shigjetari

Në fund të korrikut, një miqësi ose angazhimi yt i përbashkët me miq për një kauzë, ide apo plan të caktuar do të ketë ndikim të madh në zhvillimet e javës.

Gjatë kësaj periudhe do të presësh të marrësh një shumë parash, por në realitet mund të ndodhë diçka ndryshe nga ajo që ke parashikuar. Kjo situatë nuk pritet të sjellë konflikt, pasi do të jetë pasojë e rrethanave të papritura.

Ki kujdes nga zhgënjimet që mund të vijnë si rezultat i pritshmërive të nxituara ose jo realiste. Një lajm i gëzueshëm lidhet me një person të afërt, me shumë mundësi nga rrethi i familjes.

Kjo javë mund të sjellë sukses në zhvillimin e një ideje të re, një projekti apo një ndryshimi të rëndësishëm. Megjithatë, për çështje gjyqësore apo angazhime ligjore nuk është periudha më e favorshme; mund të ketë shtyrje, vonesa ose zhvillime jo sipas dëshirës.

Do të vëresh me qetësi përpjekjet e dikujt për të mashtruar një person të lidhur me familjen tënde. Ti mund të jesh i vetëdijshëm për disa gënjeshtra apo hipokrizi, por për momentin do të zgjedhësh të mos reagosh.

Në fund të javës do të kesh ndjesinë se ke pasur një periudhë produktive, pasi do të kesh shfrytëzuar mundësi të mira për të realizuar shumë nga planet dhe pritshmëritë e tua.

Në përgjithësi, do të kesh një humor të mirë dhe optimist. Do të përjetosh momente interesante me njerëz që jetojnë pranë teje.

Për të rinjtë:
Djemtë dhe vajzat do të jenë më të qetë, të duruar dhe do të presin zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme. Nuk do të nxitohen në vendime apo ndryshime, por do t’i mendojnë mirë para se t’i ndërmarrin. Në dashuri, kjo javë mund të jetë interesante, sidomos për ata që kërkojnë një lidhje serioze. Këshilla është të mos gjykoni një njohje të re vetëm nga pamja apo nga disa pritshmëri të menjëhershme; jepini kohë personit të tregojë veten.

Për burrat:
Duhet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhënie që lidhen me prona, mallra apo çështje materiale, pasi mund të ketë tentativa për t’ju çorientuar ose për t’ju fshehur diçka që mund ta kuptoni më vonë. Është një periudhë e mirë për vendime dhe plane që lidhen me fëmijët, edukimin e tyre, zhvillimin profesional ose talentet e tyre.

Për gratë:
Do të keni komunikim më aktiv me miq dhe të njohur nga qytete apo vende të ndryshme. Mund të krijoni njohje të reja, disa romantike, të tjera profesionale ose të lidhura me interesa të përbashkëta. Shëndeti i një gruaje në rrethin tuaj familjar mund të kërkojë vëmendje dhe kujdes për një periudhë të caktuar. Nuk përjashtohet një trajtim mjekësor apo terapi e veçantë. Gjatë javës mund të ketë gjithashtu një mbledhje ose një ngjarje të rëndësishme që lidhet me jetën personale të një familjari.

Bricjapi

Në fund të korrikut ka shumë mundësi të habiteni nga një lajm, një propozim apo një dokument i rëndësishëm. Diçka e tillë mund të ndikojë në zhvillimin e planeve tuaja deri në fund të verës dhe fillimin e vjeshtës.

Gjatë këtyre shtatë ditëve, personat beqarë të kësaj shenje mund të krijojnë një miqësi të re, të nisin një lidhje romantike ose të përjetojnë një histori dashurie. Do të keni një bisedë të rëndësishme me partnerin apo bashkëshortin, e cila lidhet me të ardhmen e marrëdhënies suaj.

Një incident apo situatë e pakëndshme në vendin e punës mund të krijojë tension në ekipin tuaj.

Kjo javë sjell kënaqësi nga një blerje apo ndryshim në shtëpi. Mund të investoni kohë dhe energji në një rregullim, rinovim apo çështje që lidhet me një pronë tuajën.

Shumë prej jush mund të marrin një ftesë për një dasmë, përvjetor apo një mbledhje familjare, ku do të shkoni me një dhuratë të përshtatshme. Mund të merrni edhe një ofertë apo ftesë të papritur, por mos nxitoni të pranoni menjëherë; mendohuni mirë para se të jepni përgjigjen.

Disa mund të përjetojnë ëndrra që lidhen me njerëz të së kaluarës apo me persona që nuk janë më pranë jush. Do të përpiqeni t`i kuptoni dhe intuita mund t’ju tregojë se nuk kanë qenë të rastësishme.

Gjatë javës do të keni më shumë përgjegjësi familjare dhe detyra për të përmbushur. Mos i shtyni, sepse disa gjëra varen vetëm nga ju.

Të rinjtë mund të kenë çështje financiare me një grua, si marrje parash apo rregullim marrëveshjesh të tjera. Një ngjarje e papritur në shkollë ose në punë mund t’ju shqetësojë dhe në disa raste mund të sjellë ndryshime në pozicionin apo angazhimet tuaja.

Burrat mund të përballen me debate me një familjar për prona, pasuri, blerje të reja apo çështje materiale.

Do të gëzoheni nga një zhvillim në jetën personale të një të afërmi ose miku të ngushtë. Një ftesë për fejesë, martesë apo një takim të rëndësishëm është e mundshme.

Disa prej jush mund të shqetësohen për shëndetin ose problemet personale të një djali, vëllai apo një të afërmi tjetër. Kjo është një periudhë ku duhet t’i kushtoni vëmendje përmirësimit të situatës financiare në familje dhe krijimit të të ardhurave më të qëndrueshme.

Gratë mund të zhgënjehen nga sjellja e një personi që vepron në mënyrë jo besnike ose pa menduar për pasojat. Mund të ketë lajme jo shumë të këndshme që lidhen me një djalë ose burrë.

Gjatë këtyre ditëve do të diskutoni për një vizitë, takim apo mbledhje të rëndësishme. Mund të merreni me dokumente me vlerë ose të siguroni informacione të dobishme për planet tuaja.