Sociale

Maturantët shqiptarë që duan të vijojnë studimet e larta mund të aplikojnë nga 27 korriku deri më 1 gusht 2026 përmes portalit U-Albania. Gjatë kësaj periudhe, ata duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të përzgjedhin deri në 10 programe studimi sipas preferencës së tyre.

Procesi do të zhvillohet online dhe kandidatët mund ta kryejnë aplikimin nga çdo vend ku ndodhen. Pas mbylljes së fazës së parë, të dhënat do t’u kalojnë universiteteve për përllogaritjen e pikëve dhe renditjen e kandidatëve.

Fituesit e raundit të parë pritet të shpallen më 22 gusht 2026, ndërsa më pas do të vijojnë raundet e tjera të aplikimit dhe regjistrimit.

Ministria e Arsimit u bën thirrje maturantëve të tregojnë kujdes në renditjen e degëve, pasi zgjedhjet e bëra në formular ndikojnë në procesin e shpërndarjes në universitet.