SPORT

Gerard Deulofeu transferohet në Premier League

Është zyrtare. Gerard Deulofeu është transferuar tek Watford, në Premier League. Njoftimi është bërë këtë paradite nga Barcelona, ​​përmes një deklarate të shoqëruar nga një foto, në të cilën falënderohet sulmuesi.

Barcelona e transferoi Deulofeu te ky klub anglez për shumën e 13 milionë eurove, plus 4 milionë të tjera në formë variablash. Përveç kësaj, katalanasit raportojnë se kanë mbajtur një përqindje ekonomike në operacionet e ardhshme të transferimit të lojtarit në klube të tjera.

Kështu, fillon operacioni i largimeve në ekipin e parë Blaugrana, në të cilin ka ende shumë të panevojshëm. Por Deulofeu ishte një prioritet, sepse nuk hynte në planet e trajnerit Ernesto Valverde, siç ishte dukshëm sezonin e kaluar, kur Deulofeu u huazua në Angli.

Përfundojnë, në këtë mënyrë, marrëdhëniet kontraktuale të Gerard Deulofeu me Barcelonën. /XH.K