Hetime për kupolën e Policisë, 8 emra të tjerë nën hetim. Si ranë në përgjime efektivët
Përveç tre ish-drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës edhe 8 zyrtarë të tjerë, ish-drejtorë policie dhe shefa komisariatesh, të cilët kanë qenë në detyrë ose edhe që janë akoma të veshur me uniformën blu janë nën hetim për dosjen “Habilaj”.
Sipas asaj që raporton abc news prokuroria pritet të nxjerrë për ta urdhër-arrestet. Hetimi pritet të shtrihet në rrethet, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastës, Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Konkretisht, nga përgjimet e kryera prej palës Italiane në periudhën tetor 2013 e shtatori 2017, rezulton se edhe në kupolën e Policisë së shtetit pritet të ketë zhvillime të reja, përsa i përket arrestimeve.
Prokuroria i kishte prej kohësh nën përgjim Jeald Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohila. Ish-drejtuesit e lartë të qarkut Vlorë të shpallur në kërkim për dosjen “Habilaj”, ishin implikuar një vit më parë në sasinë e rekord të drogës së sekuestruar në Vezhdanisht dhe Treblovë, ku u kapën 23 tonë kanabis.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, Jeald Çela ish-drejtori i qarkut Vlorë së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode ishin personat që kishin garantuar paprekshmërinë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Edhe pse ishin nën përgjim, ata përsëri e ushtruan detyrën e tyre, deri në prill të 2017.
Në atë kohë, pra në tetor të 2016, hetimet përfshijnë disa prej drejtuesve dhe shefin e zyrës së krimit ekonomik në policinë e Vlorës, Renaldo Avduli. Edhe oficeri i policisë është shpallur në kërkim dhe gjithashtu dyshohet se u njoftua nga kolegë të tij para se të arrestohet. /g.f/tiranapost.al
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]