Ky moment nga finalja që të kujton se dhuna është thjesht dëshpërim, jo forcë!

Argjentina rrezikon ndëshkime të rënda nga FIFA pas përleshjes që shpërtheu menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.
Leandro Paredes u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi dhe kapi për fyti mbrojtësin Eric García, ndërsa shtyu edhe Gavin. Ndërkohë, Nahuel Molina goditi Rodrin, duke nxitur tensione mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
FIFA pritet të hapë procedurë disiplinore, ndërsa Paredes mund të përballet me një pezullim afatgjatë. Sjellja e futbollistëve argjentinas u kritikua ashpër edhe nga ish-lojtarët anglezë Alan Shearer, Joe Hart dhe Gary Neville, të cilët e cilësuan reagimin e tyre "të turpshëm" dhe "të neveritshëm".
Sipas tyre, i vetmi që ruajti qetësinë pas vërshëllimës finale ishte Lionel Messi, i cili përshëndeti lojtarët e Spanjës një nga një.