Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Sunday 19 July 2026, 11:13
TiranaPost

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre.
Sipas të dhënave të faqes Downdetector, raportimet për ndërprerje nisën të shtohen rreth orës 09:30, ndërsa përdoruesit kanë raportuar pamundësi për t’u identifikuar në llogaritë e tyre, për të ngarkuar faqen kryesore dhe për të përdorur funksionet bazë të rrjeteve sociale.
Shumë përdorues që tentojnë të hyjnë në Facebook përmes shfletuesit marrin mesazhin: “Account Temporarily Unavailable”, që tregon se bëhet fjalë për një problem teknik të platformës.