Stil jete

U divorcua vetëm 3 minuta pas martesës, pasi dhëndri e poshtëroi para të gjithëve

Një nga historitë më të pazakonta të një martese vjen nga Kuvajti, ku një grua i dha fund lidhjes vetëm tre minuta pasi tha "Po".

Menjëherë pasi çifti doli nga gjykata ku kishte zyrtarizuar martesën, nusja u pengua dhe u rrëzua. Në vend që ta ndihmonte, dhëndri e ofendoi publikisht duke e quajtur "budallaqe". Fyerja mjaftoi që gruaja të kthehej menjëherë te gjyqtari dhe të kërkonte anulimin e martesës. Kërkesa e saj u pranua në vend, duke e bërë këtë një nga martesat më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë.

"Një martesë pa respekt është e destinuar të dështojë që në fillim", ishte një nga komentet që u bë viral, ndërsa shumë të tjerë vlerësuan faktin që nusja nuk pranoi të toleronte një sjellje poshtëruese që në minutat e para të martesës.